BRUKSEL – Von der Leyen: Putini duhet të dështojë dhe do të dështojë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 25 shkurt /ATSH-ANSA/ – Putini duhet të dështojë dhe do të dështojë, deklaroi sot presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen gjatë një konference për shtyp.

Von der Leyen përsëriti se përmes tranzicionit të energjisë së gjelbër ne duhet të jemi më të pavarur në frontin e energjisë duke diversifikuar furnizimet.

“Sot ne jemi shumë të varur nga karburantet fosile të Rusisë, që nuk është një furnizues i besueshëm”, tha ajo.

“Rusia nuk do të ketë më akses në tregjet më të rëndësishme financiare duke marrë në konsideratë 70% të tregut rus”, tha Der Leyen, në përfundim të samitit të jashtëzakonshëm evropian të thirrur për të diskutuar sanksionet kundër Moskës.

“Ne do të përpiqemi të gërryejmë themelet e ekonomisë dhe të zvogëlojmë rezervat e rusëve të pasur, të cilët nuk do të jenë më në gjendje t’i vënë paratë e tyre në parajsat fiskale”, shtoi ajo.

”Sanksionet përfshijnë gjithashtu ndalimin e furnizimit të pjesëve rezervë për avionë, pasi tre të katërtat e flotës ajrore ruse janë ndërtuar në Kanada”, tha Von der Leyen./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like