BRUKSEL – Von der Leyen: Krijimi i dy shteteve është e vetmja mënyrë për të arritur paqen

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dënoi “dhunën e papranueshme të ekstremistëve në Bregun Perëndimor” dhe përsëriti mbështetjen e BE-së për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin e Lindjes së Mesme.

“Ne jemi dakord që cikli i dhunës duhet të prishet. Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të arritur paqen”, shkroi Von der Leyen në X.

Kreu i organit ekzekutiv të BE-së u takua më parë me Mbretin e Jordanisë Abdullah II dhe tha se ”BE do të punojë me Jordaninë për të siguruar dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës”.

“Ne do të bashkëpunojmë me Jordaninë për të ofruar ndihmën humanitare shumë të nevojshme për Gazën”, theksoi Von der Leyen. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFytyrat e krijuara nga AI perceptohen si më reale se fytyrat njerëzore


You may also like