BRUKSEL – Stoltenberg: Neni 5 i NATO-s është zbatuar vetëm për SHBA-në

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ – Duhet të kuptojmë se një NATO e fortë është e rëndësishme jo vetëm për Evropën, por edhe për SHBA-në, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

”Përmes NATO-s SHBA-ja ka diçka që asnjë fuqi tjetër e madhe nuk ka, një rrjet prej 31 aleatësh”, theksoi ai.

”E vetmja herë që neni 5 u zbatua ishte pas 11 shtatorit 2001, kur qindra mijëra trupa evropiane dhe kanadeze shërbyen në Afganistan”, kujtoi Stoltenberg.

”Kritikat e Trump nuk ishin për NATO-n, por për aleatët evropianë, që nuk shpenzojnë mjaftueshëm dhe kjo ishte një kritikë e vlefshme”, tha ai.

“Sidoqoftë, aleatët evropianë po shpenzojnë më shumë. Të paktën 18 aleatë do të shpenzojnë 2% të PBB-së. Disa aleatë duhet të bëjnë më shumë, në Vilnius ne vendosëm që 2% (e PBB-së) duhet të jetë minimumi për të gjithë”, shtoi Stoltenberg./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like