BRUKSEL – Sistemi shëndetësor i Ukrainës fiton akses në fondet e BE-së

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-DPA/- Ukraina do të fitojë akses në fondet e BE-së për kujdesin shëndetësor, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur sektorin shëndetësor të vendit mes të pushtimit rus, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Lufta ruse në Ukrainë po ushtron presion të jashtëzakonshëm ndaj një sistemi shëndetësor publik të dëmtuar rëndë”, tha në një deklaratë komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides.

Fondet janë pjesë e një programi shëndetësor në mbarë BE-në me vlerë 5.3 milionë euro (5.4 milionë dollarë) për periudhën 2021-2027 që u krijua për të forcuar sistemet kombëtare të kujdesit shëndetësor në përgjigje të pandemisë së Covid-19.

Ukraina do të përfitojë gjithashtu nga financimi në një afat më të gjatë në rindërtimin e vendit. Qasja është retroaktive deri më 1 janar 2022.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: 53 familje janë strehuar në shtëpitë e reja në Baldushk

You may also like