BRUKSEL – Rutte: Marrëveshja me Hungarinë për ndihmën ndaj Ukrainës e mundur

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 1 shkurt /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian mund të gjejë një mënyrë për të miratuar ndihmën financiare për Ukrainën nëse Hungaria është gjithashtu e gatshme të bëjë kompromis, tha kryeministri holandez, Mark Rutte përpara bisedimeve.

“Është e pamundur për mua tani të plotësoj çdo dëshirë të liderit hungarez”, tha Rutte i shtyrë nga nevoja për të bindur kryeministrin hungarez, Viktor Orbán të heqë dorë nga kundërshtimi i tij.

“Liderët e BE-së po përpiqen të gjejnë një zgjidhje që të 27 vendet anëtare të BE-së të jenë në gjendje të bien dakord, pasi çdo zgjidhje tjetër është shumë e vështirë”, tha kryeministri holandez.

“Ka vetëm një ‘shfaqje’ në qytet dhe kjo është dakordësimi i të 27 vendeve”, tha Rutte.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBledi Shkëmbi trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-19: Ëndërr e bërë realitet


You may also like