BRUKSEL – Parlamenti Evropian miraton ligjin për reklamat politike

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 27 shkurt /ATSH-DPA/ – Parlamenti Evropian miratoi një ligj të ri që kufizon përdorimin e të dhënave personale për reklamat e synuara politike në Bashkimin Evropian.

Rregullorja, e cila ende ka nevojë për miratim përfundimtar nga shtetet anëtare do të ndalojë përdorimin e të dhënave personale të ndjeshme në lidhje me çështje të tilla si përkatësia etnike, feja, orientimi seksual apo edhe opinionet politike.

Gjithashtu, do të ishte i paligjshëm përdorimi i llojeve të tjera të të dhënave personale për qëllime të synimit, përveç nëse subjekti i të dhënave ka dhënë “pëlqim të qartë”.

Kjo do të thotë që pëlqimi për reklamat politike të synuara duhet të jetë një deklaratë e qartë, e pavarur, jo një klauzolë e ”varrosur” në një marrëveshje të përgjithshme privatësie që mbulon përdorime të tjera të ndryshme të të dhënave.

Kategoritë e ”veçanta” të të dhënave që nuk mund të përdoren sipas ligjit të ri përfshijnë edhe të dhënat gjenetike, të dhënat biometrike, anëtarësimin në sindikata dhe të dhënat shëndetësore.

Ato rrjedhin nga Rregullorja e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave të vitit 2016, e cila vendos kufizime më të rrepta në përdorimin e tyre sesa llojet e tjera të të dhënave personale.

Ligji i ri do t’u kërkonte gjithashtu reklamuesve politikë të publikojnë detaje të tilla si kush ka paguar për një reklamë të caktuar dhe për çfarë zgjedhjesh ose referendumesh është planifikuar./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like