BRUKSEL – Meloni: Të shqetësuar për operacionin izraelit në Rafah

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 21 mars /ATSH-ANSA/- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri thirrje për një pauzë të menjëhershme humanitare në Rripin e Gazës, që do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm.

Meloni theksoi se BE-ja mund dhe duhet të luajë një rol udhëheqës në zgjidhjen e krizës.

Kryeministrja italiane tha gjithashtu se ishte veçanërisht e shqetësuar për operacionin tokësor të paralajmëruar të Izraelit në Rafah.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shprehu vlerësimin për presidencën italiane të G7, duke deklaruar se OKB-ja mbështetet udhëheqjen italiane për çështjet kryesore të axhendës ndërkombëtare.

“Italia së bashku me FAO, WFP dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar ka nisur nismën “Ushqimi për Gazën” me qëllim krijimin e një mekanizmi koordinues për të adresuar pasigurinë ushqimore dramatike të popullatës civile, duke iu përgjigjur nevojave të menjëhershme dhe në të njëjtën kohë duke zhvilluar zgjidhje afatmesme, duke përfshirë rindërtimin dhe, në fund rrugën drejt paqes”, tha Meloni përpara samitit të BE-se në Bruksel. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like