BRUKSEL – Lambrecht thirrje kundër nënvlerësimit të kërcënimeve bërthamore ruse

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 13 tetor /ATSH-DPA/-Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht paralajmëroi për rrezikun e  kërcënimeve bërthamore të Rusisë në luftën kundër Ukrainës, gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, në Bruksel.

“Është shumë e rëndësishme që ne t’i marrim seriozisht kërcënimet e bëra nga Rusia dhe të përshtatemi në përputhje me rrethanat”, tha Lambrecht.

Ministrat e NATO-s do të diskutojnë kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin. Konsultimet e të ashtuquajturit Grupi i Planifikimit Bërthamor janë zakonisht sekrete.

Lambrecht tha se këto diskutime po zhvillohen në komitete të brendshme sekrete.

“Por mund të them se jemi të përgatitur”, shtoi ajo. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakCOVID-19 – Lauterbach kërkon rivendosjen e maskave ​​në ambiente të mbyllura

You may also like