BRUKSEL – KE rrit parashikimin e rritjes ekonomike me 1% për vitin 2023

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian zbuloi një perspektivë më pozitive për ekonominë e Bashkimit Evropian, me rritjen që pritet të arrijë në 1,1% në eurozonë dhe 1% në bllokun 27-anëtarësh për vitin 2023.

“Fillimi më i mirë se sa pritej i vitit i ekonomisë vjen pas çmimeve më të ulëta të energjisë, përmirësimit të kushteve të furnizimit dhe mbështetjes nga punësimi i lartë”, thuhet në një deklaratë të Komisionit.

Një parashikim i mëparshëm i komisionit në shkurt bëri thirrje për rritje prej 0,9% në zonën e euros dhe 0,8% në BE në tërësi, megjithatë komisioni ende paralajmëroi për sfida të rëndësishme.

Krahu ekzekutiv i BE-së rishikoi pritjet e tij për inflacionin në 5,8% në zonën e euros, nga 5,6% në një parashikim të mëparshëm.

Kushtet e huasë gjithashtu mbeten të shtrënguara pasi normat e interesit janë rritur për të kundërshtuar inflacionin.

Me kushtet aktuale inflacioniste, komisioni vuri në dukje mundësinë e uljes së nivelit të borxhit publik në BE në afat të shkurtër.

Megjithatë, në lidhje me inflacionin, kostot më të larta të ripagimit të borxhit dhe rritjet e shpenzimeve publike për shkak të rritjes së çmimeve mund të ndikojnë në aftësinë e shteteve anëtare të BE-së për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e borxhit publik./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like