BRUKSEL – KE miraton skemën e ndihmës shtetërore gjermane me vlerë 4 miliardë euro

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 16 shkurt /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian miratoi sot një skemë të ndihmës shtetërore gjermane prej 4 miliardë eurosh (4,3 miliardë dollarë) për të ndihmuar kompanitë të dekarbonizojnë procesin e tyre të prodhimit industrial.

Fondet do të mbështesin kompanitë në sektorët e kimisë, metalit, qelqit ose letrës, të cilat i nënshtrohen Sistemit të Tregtisë së Emisioneve të BE-së.

Sipas këtij sistemi, kompanitë duhet të blejnë certifikata të ndotjes nëse emetojnë CO2.

Kompanitë duhet të zvogëlojnë 60% të emetimeve të tyre në tre vjet dhe 90% të emetimeve të tyre në 15 vjet, në mënyrë që të kenë të drejtë për ndihmën e shtetit gjerman.

Në vlerësimin e tij për propozimin e ndihmës prej 4 miliardë eurosh nga Gjermania, komisioni tha se skema ishte e nevojshme dhe e përshtatshme për të mbështetur përpjekjet e Gjermanisë për dekarbonizimin në përputhje me objektivat e BE-së për klimën dhe energjinë.

Skema do të financohet pjesërisht nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (RRF), fondi i ndihmës së BE-së për Covid-19.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMazniku: Kampus për të gjitha shkollat profesionale të Vlorës


You may also like