BRUKSEL – KE: BE duhet të përcaktojë një strategji industriale për ekonominë e luftës

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 5 mars /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian dëshiron të krijojë një sistem industrial të mbrojtjes në Bashkimin Evropian të përshtatshëm për luftë dhe me një strategji të re afatgjatë.

”Lufta në Ukrainë ishte një thirrje zgjimi”, theksoi Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton duke theksuar se ”vendet e BE-së duhet të bashkojnë burimet e tyre prodhuese për mbrojtjen”.

”Ne duhet ta sjellim industrinë tonë të mbrojtjes në modalitetin e ekonomisë së luftës, në mënyrë që t’i ofrojmë Ukrainës atë që i nevojitet, por edhe me veten tonë, për sigurinë tonë”, tha ai.

Përveç zhvillimit të industrisë vendase të BE-së, strategjia më e gjerë synon të zhvendosë prodhimin e mbrojtjes nga prodhimi në kohë paqeje për të përmbushur kërkesat e reja për investime më të mëdha evropiane.

Për të arritur këtë objektiv, Komisioni do të propozojë një program evropian për industrinë e mbrojtjes. Ndër të tjera, programi planifikon të përdorë buxhetin e BE për të mbështetur blerjen e përbashkët të të gjitha llojeve të pajisjeve ushtarake./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPazari i Ri do të jetë qendra e festimeve për festat e 7 dhe 8 marsit


You may also like