BRUKSEL – GJED lë në fuqi sanksionet ndaj anëtarit të rrethit më të ngushtë të Putinit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka lënë sot në fuqi sanksionet e vendosura ndaj biznesmenit rus Dmitry Arkadievich Mazepin, pasi ai u përpoq të apelonte kundër masave.

Mazepin, i cili është pronari dhe shefi i kompanisë “Uralchem”, i janë ngrirë asetet në BE dhe i është ndaluar hyrja apo kalimi tranzit përmes bllokut për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin.

Ai thuhet se ka marrë pjesë në një takim me presidentin rus Vladimir Putin së bashku me drejtuesit e tjerë rusë në shkurt 2022, në fazat e hershme të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska.

“Për BE-në, kjo tregon se Mazepin është një anëtar i rrethit më të ngushtë të residentit Putin, është një figurë kryesore e biznesit rus dhe mbështet politikat e Rusisë në Ukrainë”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Gjykata e Përgjithshme rrëzoi kundërshtimin e Mazepin, me arsyetimin se masat e vendosura ndaj biznesmenit janë të bazuara dhe të justifikuara.

Mazepin mund të apelojë kundër vendimit përpara gjykatës më të lartë të BE-së, Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED)./ a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like