BRUKSEL – BE: Rreth 31 000 kompani në bllok në pronësi të rusëve

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 28 tetor /ATSH-DPA/-Pothuajse 31 000 kompani në vendet e BE-së janë në pronësi të shtetasve rusë, sipas një raporti të fundit të Komisionit Evropian (KE).

“Këto kompani janë kryesisht aktive në sektorët e pasurive të paluajtshme, ndërtimit, hotelerisë, financave dhe energjisë”, thuhet në raport.

Raporti vlerëson rreziqet e përgjithshme të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në BE, dhe pasojat e pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas raportit, të paktën 1 400 nga 31 000 kompani janë në pronësi të 33 individëve, të cilët kohët e fundit janë shënjestruar nga sanksionet e BE-së, të cilat kanë ngrirë asetet e tyre, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Gjithashtu, në raport theksohet se disa oligarkë mund të fshehin pronësinë ose kontrollin e tyre ndaj kompanive nëpërmjet kompanive ndërmjetëse të regjistruara në vendet jashtë BE-së ose aksionarëve të emëruar vendas.

Zbatimi i duhur i ngrirjes së aseteve do të kërkonte zbatimin efektiv të rregullave të transparencës së pronësisë përfituese, thuhet në raport.

Për më tepër, komisioni mbron shkëmbimin e informacionit, zbulimin dhe monitorimin e duhur të pasurive të fshehura nga autoritetet tatimore. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like