BRUKSEL – BE-NATO taks force për mbrojtjen e infrastrukturës së rëndësishme

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 11 janar /ATSH-DPA/ – Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s njoftuan krijimin e një task force të përbashkët të ngarkuar me mbrojtjen më të mirë të infrastrukturës së rëndësishme të bllokut.

“Ne kemi parë sabotimin e ‘Nord Stream’. Kjo ka treguar se ne duhet të jemi gati dhe se duhet të përballemi me këtë lloj të ri kërcënimi”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në shtator, katër rrjedhje u zbuluan gjithsej në tubacionet e gazit ”Nord Stream 1” dhe 2 pas shpërthimeve në detin Baltik, me autoritetet suedeze që përcaktuan se shkaku ishte sabotimi.

“Ekspertët tanë nga NATO dhe Bashkimi Evropian do të punojnë krah për krah për të identifikuar kërcënimet kryesore për infrastrukturën tonë kritike, për të parë dobësitë strategjike”, shtoi ajo.

“Elasticiteti dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike janë një pjesë kyçe e përpjekjeve tona të përbashkëta, siç e kemi parë, si me armatimin e energjisë nga presidenti rus Putin dhe… sabotimin e tubacioneve ‘Nord Stream”, tha nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like