BRUKSEL – BE: Fondet ruse do të përdoren për të ndihmuar Ukrainën

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 30 janar /ATSH-DPA/ – BE-ja po përgatit thithjen e të ardhurave nga fondet e ngrira të Bankës Qendrore Ruse dhe një mekanizëm për të mbajtur fondet për Ukrainën.

Presidenca aktuale belge e Këshillit të BE-së njoftoi se përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare ranë dakord dje mbi propozimin.

“Ambasadorët e BE-së sapo ranë dakord në parim për një propozim për përdorimin e fitimeve të papritura në lidhje me asetet e pamobilizuara për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës”, njoftoi presidenca belge e BE-së në X, dikur Twitter.

Vendimi pritet të miratohet zyrtarisht me procedurë të shkruar.

Sipas diplomatëve, procedura e rënë dakord parashikon, si hap të parë, të sigurohet që të ardhurat e jashtëzakonshme nga ruajtja e aseteve të bankës qendrore ruse të ruhenmbahen veçmas.

Në një hap të dytë, më pas është planifikuar transferimi i një pjese të fondeve në Ukrainë. Megjithatë, duhet të hartohen dokumente të tjera ligjore për këtë.

Sipas Komisionit, më shumë se 200 miliardë euro (216 miliardë dollarë) nga banka qendrore ruse janë ngrirë në BE dhe të ardhurat nga interesat e kapitalit janë vazhdimisht në rritje.

Institucioni financiar me qendër në Bruksel, “Euroclear”, njoftoi së fundmi se kishte fituar 3 miliardë euro të ardhura nga interesi vetëm në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar në lidhje me sanksionet ruse.

“Euroclear” është deri tani institucioni më i rëndësishëm në BE që mban asetet e bankës qendrore ruse.

Zyrtarët e BE-së theksojnë se projekti fillimisht ka të bëjë vetëm me të ardhurat e paplanifikuara që “Euroclear” bën për shkak të sanksioneve të BE-së kundër bankës qendrore ruse.

Prandaj, për momentin nuk është planifikuar asnjë shpronësim në kuptimin e vërtetë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like