BRUKSEL – BE: Do të ndihmojmë Ukrainën, pavarësisht vetos së Hungarisë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 9 janar /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian po ecën përpara me planet për të ofruar miliarda euro ndihmë të re për Ukrainën, pavarësisht kundërshtimit të vazhdueshëm nga Hungaria.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare vendosën me shumicë në Bruksel për të nisur negociatat me Parlamentin Evropian mbi planet e ndihmës, thanë disa diplomatë.

Synimi është që të mund të zbatohet programi i ndihmës sa më shpejt që të jetë e mundur pas çdo bllokimi nga kryeministri hungarez Viktor Orbán.

Ukraina ka luftuar një pushtim rus që nga shkurti i vitit 2022 dhe një program i ri ndihme i BE-së me vlerë 50 miliardë euro (55 miliardë dollarë) gjatë katër viteve të ardhshme do të miratohej dhjetorin e kaluar.

Por Orbán vuri veton ndaj planit, duke vënë në pikëpyetje dobinë e fondeve dhe duke thënë se BE-ja kishte ngrirë gabimisht fondet e destinuara për vendin e tij. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like