BRUKSEL – BE: Dënojmë sulmin e urryer rus ndaj civilëve në Dnipro

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 16 janar /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmin me raketa ruse në një bllok apartamentesh në qytetin ukrainas të Dnipros, në fundjavë, pasi numri i të vdekurve u rrit në mbi 30.

“Rusia vazhdon të tregojë fytyrën e saj çnjerëzore dhe të zbatojë terrorin e saj brutal raketor pa kriter”, deklaroi sot në Bruksel zëdhënësi i BE-së për Punët e Jashtme,

“Sulmet e vazhdueshme të tmerrshme të Rusisë shërbejnë, vetëm për të forcuar vendosmërinë e BE-së për të mbështetur Ukrainën”, tha zëdhënësi.

Komisioni Evropian gjithashtu, njoftoi se kredia e parë prej 3 miliardë eurosh (3.2 miliardë dollarë) për Ukrainën, pjesë e një paketë mbështetëse prej 18 miliardë euro do të vihet nesër në dispozicion.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakFation Veizaj heq dorë nga mandati i deputetit: Ndarja e PD-së e pakthyeshme

You may also like