BRUKSEL – BE: Dënojmë fuqishëm sulmin e turpshëm të Rusisë ndaj Odesës

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 6 mars /ATSH-ANSA-DPA/- Dënoj fuqishëm sulmin e turpshëm të Rusisë ndaj Odesës gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në platformën X.

“Askush nuk është i frikësuar nga kjo përpjekje e re për terrorizëm, sigurisht as dy liderët në terren, as populli i guximshëm ukrainas”, tha Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruan këtë në X.

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë krah Ukrainës”, shtoi presidentja e Komisionit Evropian.

“Rusia bombardoi qytetin port jugor të Ukrainës, Odesa, gjatë një takimi midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis”, thanë sot zyrtarët.

“Ka pasur raporte për vdekje dhe të plagosur”, tha Zelensky.

“E shihni me kë kemi të bëjmë. Atyre nuk u intereson fare se ku qëllojnë”, shtoi ai.

Mitsotakis me sa duket ishte i tronditur nga ngjarja. Në fund të një vizite në port u dëgjuan sirena dhe shpërthime.

“Ne nuk arritëm të futeshim në një strehë”, u tha Mitsotakis gazetarëve në Odesa.

Udhëtimet e Zelensky brenda Ukrainës dhe vizitat e zyrtarëve të huaj në vend zakonisht nuk njoftohen paraprakisht si një masë sigurie. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like