BRUKSEL – Aleatët e NATO-s do të pezullojnë traktatin e kontrollit të armëve pas tërheqjes së Rusisë

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Anëtarët e NATO-s do të pezullojnë një traktat të kontrollit të armëve me Rusinë pasi Moska të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja, njoftoi aleanca ushtarake perëndimore.

Rusia u tërhoq zyrtarisht nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE) pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin përkatës në maj.

Aleatët e NATO-s dënuan vendimin e Moskës në një deklaratë të përbashkët të martën.

“Tërheqja e Rusisë është e fundit në një seri veprimesh që minojnë sistematikisht sigurinë euroatlantike”, thuhet në deklaratën e NATO-s. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNga hekurudha tek porti i ri tregtar, Rama: Durrësi, kantieri i një sërë ndryshimesh shumë të mëdha
Artikulli tjetërManja: Reformim i shërbimit të mjekësisë ligjore


You may also like