Broja operohet me sukses: Koha të pushoj para se të nis rrugën e rikuperimit

by admin
Spread the love

Sulmuesi shqiptar i Chelsea, Armando Broja është operuar me sukses këtë të mërkurë, pas dëmtimit që pësoi në ligamente gjatë miqësores së “bluve” ndaj Aston Villa javën e kaluar.

21-vjeçari u dëmtua të dielën në miqësoren e zhvilluar në Abu Dabi dhe si pasojë humbi pjesën e mbetur të sezonit.

“I lumtur t’iu informoj se kam kryer një operacion të suksesshëm këtë mëngjes. Koha të pushoj para se të nis rrugën e rikuperimit. Ju falënderoj për mesazhet mbështetëse”, ka shkruar sulmuesi kuqezi në Instagram.

Broja ka luajtur në 18 takime me Chelsea këtë sezon në të gjitha kompeticionet dhe ka arritur të shënojë një gol. / Oversport.tv

You may also like