Broja nuk bën pjesë në planet e Poçetinos, objektivi numër 1 për sulmin e Çelsit është…

by admin
Spread the love

Çelsi po planifikon një ofertë të madhe për Ivan Tonejn në merkaton e verës. “SunSport” kupton se sulmuesi i Brentfordit shihet si objektivi numër një për rivalët e tyre në Londrën Perëndimore.

“Bletët” presin t’u paguhet një tarifë mbi 80 milionë paund për sulmuesin, i cili është rikthyer me gola në skuadër pas pezullimit 8 mujor për vendosje bastesh. Por për të transferuar Tonejn për një çmim të tillë, Çelsi do të duhet të shesë një numër lojtarësh në mënyrë që të plotësojë kërkesat financiare të “Fair Play”-t.

Gjithsesi, trajneri argjentinas, Mauricio Poçetino, u ka thënë pronarëve se anglezi është një lojtar që ai mendon se mund ta çojë skuadrën në nivelin tjetër.

Burimi i “The Sun” tha: “Çelsi dëshiron Ivan Tonejn. Të gjithë e dinë që Çelsi ka nevojë për një sulmues dhe për momentin, ai është sulmuesi më i mirë në dispozicion në Premier Ligë”. Arsenali gjithashtu është i interesuar për Tonejn, pasi ata kërkojnë të shtojnë opsionet sulmuese.

Ndërkohë duket se Broja nuk bën më pjesë në planet e teknikut argjentinas, i cili do të tentojë që ta shesë në verën e ardhshme.

broja celsi

PANORAMASPORT.AL

You may also like