Britania e Madhe nuk do ta mbështes formimin e “Republika Sërpskës” në Kosovë

by admin
Spread the love

Britania e Madhe nuk do ta mbështe formimin e “Republika Sërpskës” në Kosovë

Kështu tha Alicia Kearns, në një intervistë për Al Jazeera.

Kearns komentoi edhe planin franko-gjerman, duke thënë se synon normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Paqartësia e gjuhës në planin francezo-gjerman është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojë Republikën Sërpska në Kosovë”, tha Kearns.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo çon në konsolidimin e etno-nacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, shtoi ajo.

Në përpjekjet e Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, Beogradi zyrtar këmbëngul që në Kosovë të formohet Asociacioni i Komunave Serbe si pikë kyçe për vazhdimin e dialogut. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thotë se çdo Asociacion mund të formohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë autoritet për të bllokuar vendimet e qeverisë në Prishtinë, ashtu siç entiteti “Republika Sërpska”, mund të bllokojë vendimet e qeverinë shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan Al Jazeera përcjell Klankosova.tv.

Sipas kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Britanisë, mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe “të mos pengohet në rrënjosjen e etno-nacionalizmit”.

Ajo bëri të ditur se ka folur me ministren e Jashtme të Kosovës.

“Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklave serbe është diçka që ne ,Britania e Madhe, shumë qartë, nuk e mbështesim.

Deputetja britanike ndër të tjera foli edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ajo i konsideron pozitive premtimet e Përfaqësuesit të Lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, i cili “premtoi të mos lejojë shpërndarjen e pronës shtetërore në Republikën Srpska, si dhe të anulojë përkujtimin e 9 janarit të ardhshëm

Ajo ditë festohet në “Republikën Sërpska” si një festë entiteti, e cila shënon datën nga viti 1992 kur, në kundërshtim me rregullimet kushtetuese të asaj kohe, u shpall në mënyrë të njëanshme një krijim i quajtur “Republika Serbe e Bosnjës dhe Hercegovinës”, që ishte preludi i luftës. Për boshnjakët dhe kroatët, kjo datë përfaqëson fillimin e persekutimit dhe krimeve masive. Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e shpalli 9 janarin si festë antikushtetuese.

“Këto janë premtime pozitive që ai bëri përpara Komitetit Britanik të Politikës së Jashtme,” tha Kearns për Al Jazeera, duke vlerësuar pozitivisht faktin se Bosnja dhe Hercegovina formoi shpejt një qeveri pas zgjedhjeve në tetor të vitit të kaluar/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like