Breshëri kritikash kundër portugezit, por Leao komandon në Europë me Son dhe Vinicius

by admin
Spread the love

Mbi dymijë e katërqind minuta në fushë pa përfshirë shtesat për Rafael Leaon në këtë sezon me Milanin.

Portugezi ka luajtur në 32 sfida duke kontribuar me tetë asiste dhe 9 gola dy nga të cilët në dy ndeshjet e fundit, respektivisht me Ren dhe Atalantën. Megjithatë, ai është kritikuar shpesh në këtë sezon gjatë të cilit ka shënuar 9 gola dhe dhënë 8 asiste në 32 prezenca. Megjithatë, mes kolegëve në kontinentin e vjetër, vetëm Vinicius Zhunior, Son Heung-min dhe Leroi Sane kanë statistika më të mira sesa numri “10” i Milanit.

Leao shënoi golin e tij të parë në Serie A që nga shtatori të dielën në barazimin 1-1 kundër Atalantës në “San Siro”, pasi kishte bërë të njëjtën gjë ndaj Renit një javë më parë në Ligën e Europës. Sot do të kërkojë rrjetin e tretë radhazi në po aq ndeshje. Sidoqoftë, shtatë asistet e tij këtë sezon, të gjitha në ndeshjet e Serie A, nënkuptojnë se Leao ka kontribuar në 16 gola të Milanit dhe vetëm tre anësorë të majtë në pesë kampionët më të mira të Europës kanë qenë kaq vendimtarë.

Këtë e dëshmon edhe mesatarja ku Leao krenohet me një gol ose asist çdo 141 minuta, teksa Vinicius Jr dhe Son e bëjnë diçka të tillë çdo 102 dhe janë më të mirët në Europë për ndikimin e tyre në golat e ekipeve respektive.hghg

PANORAMASPORT.AL

You may also like