Brentford godet Manchester Cityn, Toney shkëlqen në “Etihad Stadium”

by admin
Spread the love

Premier League startoi sot javën e 16-të me sfidën mes Manchester Cityt dhe Brentfordit. Të besuarit e Guardiolës ngecën në shtëpi duke pësuar një humbje me shifrat 2-1.

Takimi i sotëm u hap nga Ivan Toney i cili prishi ekuilibrat pas 15 minutash nga fillimi i sfidës. Janë vendasit ata që hidhen në sulm pas atij goli të pësuar. Pas pak minutash nga goli pësuar City pretendoi për një 11-metërsh, por gjygjtari nuk e akordoi një të tillë.

Në fundin e pjesës së parë mendoi Phil Foden që me një predhë riktheu barazpeshën për “Citizens”. Fundi i këtij takimi që po mbyllej 1-1, u vulos nga ai që e hapi. Ivan Toney shënoi në frymëm e fundit për miqtë të cilët morën tre pikë me vlerë.

Brentford që arriti t’i japë një goditje Manchester Cityt dhe t’i hapi rrugën Arsenalit në garën për titull. /oversport.tv

Foto: Brentford FC, Twitter

You may also like