Botërori i Karatesë “Budapesti 2023” – Në Ohër filluan përgatitjet e përbashkëta të përfaqësueseve të RMV-së dhe Kroacisë

by admin
Spread the love

Reprezentacioni i Karatesë së Maqedonisë së Veriut dhe  ai i Kroacisë  në kategorinë sendorëve në përbërje nga  dita  e sotme e deri më 10 tetor, në Ohër do të zhvillojnë përgatitje të përbashkëta. Këto përgatitje të përbashkëta të dy reprezentacioneve të karatesë zhvillohen që sa  më të përgatitur  të  udhëtojnë në Budapest të Hungarisë,aty ku nga data 24 deri më 29 tetor do të zhvillohet Kampionati Botëror i karatesë për Seniorë

Klan Maqedoni arriti të kuptoj  edhe formacionet e dy reprezentacioneve  me të cilat Maqedonia e Veriut dhe Kroacia do të prezantohen në Kampionatin Botërorë të Karatesë për seniorë “Budapesti 2023

Reprezentacioni i Kroacisë në Ohër ka udhëtuar në përbërje të plotë. Ekspedita e Maqedonisë së Veriut  në  Ohër ka  udhëtuar me këtë  përbërje. Besnik Murati  u.d Kryetar i FKMV, Aleksandër Kuzmanovski – seleksionues, Martin Nestorovski  ndihmës seleksionues dhe karateistët: Mihaella Mishovska -50 kg, Veronika Kostovska -61 kg, Jovana Georgieva -55 kg, Angela Mojsovska -58 kg, Bojana Maneva +68 kg, Grigor Haxhi-Kimov, Mursel Misini -75 kg, Petar Zaborski, Berat Jakupi +84 kg, Emil Pavlov – 67 kg, Vitomir Trajkovski, Stefan Stojanoviq, Petar Spasenovski – 84 kg,

Reprezentacioni i Kroacisë: Zdenko Horvat –koordinator i reprezentacionit, trajnerët Kolec Dubravko, Danijel Vuçiq, Danil Domgjoni dhe Esad Gariboviq.

Karateistët: Noa Rumenjak  -60 kg, Boran Berak -67 kg, Ivan Martinac -75 kg, Enes Gariboviq -84 kg, Anxhelo Kvesiq +84 kg,  Karlo Raguzh, Zvonimir Zhivkoviq, Leon Tomljenoviq, Ivan Kvesiq, Ema Sgardelli -50 kg, Aleksandra Hasani -55 kg, Laura Lisac -61 kg, Sadea Beçiroviq -68 kg, Lucija Lesjak +68 kg, Lea Vukoja  dhe Nikolina Golombosh .

 Seanca e parë e përbashkët stërvitore e dy  reprezentacioneve të sendorëve  është zhvilluar sonte, ndërsa  kështu  do të vazhdon deri më 10 tetor.

/KlanMacedonia/

You may also like