Borxhi global arrin në 226 000 miliardë dollarë

by admin
Spread the love

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, vitin e kaluar pandemia kontribuoi në zgjerimin e borxhit global, i cili u rrit me 28% për një vit

Borxhi global arriti një nivel rekord prej 226 trilionë dollarë vitin e kaluar, ose 256% e prodhimit të brendshëm bruto global (PBB), nën efektin e krizës së shkaktuar nga pandemia, njoftoi të mërkurën Fondi Monetar ndërkombëtar (FMN). Kjo paraqet një rritje prej 28%, më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton portali Shtegu.

“Huamarrja e qeverisë përbën pak më shumë se gjysmën e kësaj rritjeje” duke arritur gjithashtu një rekord (99% të PBB-së botërore) ndërsa “borxhi privat i korporatave jofinanciare dhe familjeve gjithashtu ka arritur nivele të larta”, detajuan zyrtarët fiskalë të FMN-së në një postim në blog. Vetëm borxhi i qeverisë tani përfaqëson gati 40% të totalit të borxhit botëror, “përqindja më e lartë që nga mesi i viteve 1960”, thanë ata.

Veprimet e nevojshme të qeverisë

Akumulimi i borxhit publik është pasojë e drejtpërdrejtë e dy krizave të mëdha ekonomike, krizës financiare globale të vitit 2008 dhe më pas pandemisë Covid-19. Në vitin 2020, “rritja e lartë e borxhit u justifikua me nevojën për të mbrojtur jetën e njerëzve, për të ruajtur vendet e punës dhe për të shmangur një valë falimentimesh”, theksojnë ata. “Nëse qeveritë nuk do të kishin vepruar, pasojat sociale dhe ekonomike do të ishin shkatërruese”.

I cenueshëm ndaj normave të interesit

Por, ata gjithashtu vërejnë se ky nivel borxhi rrit dobësitë, veçanërisht pasi kushtet e financimit në të ardhmen do të jenë më pak të favorshme me rritjen e normave të interesit që priten në një kontekst të inflacionit të lartë. “Nivelet e larta të borxhit kufizojnë, në shumicën e rasteve, aftësinë e qeverive për të mbështetur rimëkëmbjen dhe aftësinë e sektorit privat për të investuar në afat të mesëm”, kujtojnë ata.

You may also like