Borussia Dortmund drejt “ferrit” të Milanos, PSG përballet me Newcastle, Barça e Atletico kërkojnë kualifikimin

by admin
Spread the love

Pas më shumë se dy javësh pritje, në fushat e blerta do të rikthehet eventi më “magjik” për të gjithë dashamirësit e sportit të futbollit, UEFA Champions League, me kompeticionin, që do të çelë, në orën 18:45, të kësaj të premteje xhiron e 5-të të fazës së grupeve, xhiro e cila pritet të flasë shumë për ekipet që do të prejnë një biletë për në raundin e ardhshëm.

Kështu, në grupin E, “Loc Colchoneros” e Atletio Madrid do udhëtojnë, drejt arenës “De Kuip” të Roterdami, aty ku i presin kampionët në fuqi të Holandës, Feyernoord, në një përballje, e cila pritet të jetë vërtetë spektakolare dhe e mbushur plot emocion, ashtu si sfida e parë në “Metropolitano Stadium”. Në krahun tjetër, Lazio kërkon 3 pikët e plota ndaj skocezëve të Celtic, në “Stadio Olimpico”, për të qëndruar me “një këmbë” në fazën e radhës me eleminim direkt.

Në grupin F ose i ashtuquajturi “grupi i ferrit” të këtij sezoni, “kuqezinjtë” e Milan do të presin në “ferrin” e “San Siro”, “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund në një përballje e cila pritet të flasë më shumë për fatet e këtij grupi, i cili deri më tani është mëse i ekuilibruar, me gjermanët që janë në vendin e parë në 7 pikë e pas tyre vijnë PSG, Milan e Neëcastle, me nga 6, 5 e 4 pikë.

Në përballjen tjetër të këtij grupi, “gjigantët” e Paris Saint-Germain do të presin në “Parc des Princes” anglezët e Newcastle, në një përballje që pritet të jetë spektakolare dhe me nje numër të lartë golash, ku padyshim në fokus të të gjithve do të jetë “ylli” francez, Kylian Mbappe, i cili pritet të jetë “heroi” i ndeshjes mbrëmjen e kësaj të diele.

Në grupin G, “Qytetarët” e Manchester City, kampionët në fuqi të Evropës do të presin në “Etihad Stadium”, “Demat” gjermanë të RB Leipzig, me të dyja skuadrat që janë në një formë fantstike dhe në fushën e blertë pritet një duel i zjarrtë, me gola e spektakël, ndërsa në përballjen tjetër të këtij grupi, “helvetë” zviceranët të Young Boys do të preisn në Bern skuadrën e Crvena Zvezda.

Ndërkaq, në sfidat e grupit H, “katalanasit” e Barcelona presin në “Estadi Municipal”, “Dragonjtë” e Porto, me këta të fundit, që janë të vendosur të “surprizojnë” “blaugranat”, për të giruar kështu një vend në fazën tjetër të kompeticionit. Ndëkaq, në përballjen tjetër të grupit, ukrainasit e Shakhtar Dontesk do të kenë përballë, belgët e Antëerp, skuadër në të cilëtn aktiviohet edhe”legjionari” i Kombëtares, Albion Muja. /i.m /abcnews.al 

You may also like