Borrell: Procesi i dialogut në një moment vendimtar, shpresoj që palët ta shfrytëzojnë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sipas tij, aktualisht ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është në një moment vendimtar.

Tutje, Borrell ka thënë se propozimi që BE-ja ua ka paraqitur palëve e vendos procesin në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse.

“Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar. BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse”, është shprehur ai.

Në fund, Borrell ka thënë se pret që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi siç e ka quajtur ai, unike.

“Do të pres të dyja palët në Bruksel javën e ardhshme dhe shpresoj që ato të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike”.

You may also like