Bonuci firmos për Fenerbahçe deri në fund të sezonit – Shqip

by admin
Spread the love

Leonardo Bonuchi do të vazhdojë karrierën e tij te Fenerbahçe. Mbrojtësi ka vendosur që të ndërpresë kontratën me klubin e Union Berlinit dhe të transferohet në Turqi. 36-vjeçari do të qëndrojë në klubin nga Stambolli deri në fund të sezonit.

Për sajtin zyrtar të Union Berlinit, italiani tha se pavarësisht pengesave sportive, ai kaloi momente të jashtëzakonshme dhe ishte krenar që kishte qenë pjesë e një klubi të veçantë. Klubi nga Stambolli i uroi mirëseardhjen italianit, i cili do të ketë eksperiencën e tij të dytë jashtë Italisë.

Bonuçi do ta shfrytëzojë këtë transferim në përpjekje për t’u përshtatur në planet e Spalletti-t me kampionatit europian që po afron. 36 vjeçari do të përfitojë 2.8 milionë euro në Stamboll.

Italiani do të ndihmojë mbrojtjen e verdhebluve që po luftojnë për titullin kampion, bashkë me Gallatasarajin. Por Fenerbahçe lufton edhe për Ligën e Konferencës si edhe për Superkupën e Turqisë.

Klan News

You may also like