Bomberat që po spikasin/ Zirkze-Turam, është dueli i surprizave të Serisë A

by admin
Spread the love

Në javën e 28-të të kampionatit, Interi kryesues do të zbresë në fushë për të sfiduar Bolonjën, surprizën e këtij sezoni. Do të jetë edhe një sfidë mes Turamit dhe Zirkzes, të dy zbulimet e këtij sezoni. Inzagi do ta zbresë titullar Turamin për t’i dhënë minuta në këmbë në prag të duelit me Atletikon.

Ish-sulmuesi i Gladbahut deri tani ka qenë një zbulim i sezonit dhe ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm në kampionat. Ka luajtur 1867 minuta duke arritur të shënojë 10 gola dhe të japë 7 asiste. Më shumë se kaq ka bërë një sezon më parë në Bundesligë me 13 gola.

Këtyre shifrave duhet t’i shtojmë 1 gol në Champions dhe 1 tjetër në Superkupën e Italisë. Edhe në ndeshjen e fazës së parë kundër Bolonjës, Turam ka lënë gjurmë me një asist në aksionin e golit të dytë për ta çuar rezultatin 2-0. Por në fakt sfida përfundoi 2-2. Në anën tjetër, protagonisti është Joshua Zirkze. Është duke rrëmbyer skenën e këtij kampionati, që po ashtu si Turam ka arritur të realizojë 10 gola në 2816 minuta të luajtura.

Ka dhënë edhe 3 asiste për shokët e skuadrës. Ai është shndërruar në liderin dhe udhëheqësin e Bolonjës, që kërkon zonën Champions dhe mbi të gjitha t’i bëjë keq Interit kryesues. Holandezi ka goditur zikaltrit në ndeshjen e parë dhe ishte pikërisht ai që barazoi sfidën 2-2 në kampionat. Zirkze po ashtu ka dhënë 2 asiste në Kupën e Italisë për Bukeman dhe Ndojen, gola që sollën përmbysjen e rezultatit dhe eliminimin e Interit nga ky kompeticion.

Interesant është fakti që përkrah Turamit këtë herë mund të luajë Arnautoviç, ish-lojtari i Bolonjës në sezonin e kaluar. Austriaku ka shënuar 25 gola me fanellën kuqeblu, 10 prej tyre vitin që shkoi. Këtë vit Arnautoviç ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste në kampionat, pa harruar edhe 2 të tjerë në Champions. Në total ka 4 gola dhe 3 asiste për 934 minuta të luajtura.

PANORAMASPORT.AL

You may also like