Bombë nga Spanja: Barcelona kontakton Salah, sinjalet janë pozitive

by admin
Spread the love

Barcelona po mendon edhe për sezonin e ardhshëm dhe objektivi kryesor në merkato është një sulmues. Xavi i ka kërkuar drejtuesve të përforcojnë repartin ofensiv dhe ata po mendojnë t’i bëjnë një dhuratë teknikut katalanas që duket se e ka futur Barcelonën sërish në rrugën e duhur.

Objektivi kryesor është sigurisht Erling Haaland, por në rast se gjithçka dështon, plani B është një tjetër sulmues i klasit botëror. Bëhet fjalë për Mohamed Salah. Egjiptiani nuk ka rinovuar me Liverpoolin dhe diskutimet e ditëve të fundit i kanë ndarë edhe më shumë palët. Sipas AS, drejtuesit katalanas kanë kontaktuar edhe me agjentët e lojtarit, me të cilët ka pasur sinjale pozitive.

Megjithatë, sipas mediave franceze, katalanasit kanë edhe një tjetër plan në rast se gjithçka dështon për dy objektivat kryesore. Sipas asaj që raporton Le10Sport, Barcelona po mendon të afrojë një tjetër sulmues nga Arsenal, pas Aubameyang.

Bëhet fjalë për sulmuesin francez, Alexandre Lacazette. Kapiteni i Arsenalit kërkon një eksperiencë të re dhe me më shumë objektiva dhe Barcelona konsiderohet si klubi perfekt për të bërë këtë gjë. Megjithatë, gjithçka mund të ndodh vetëm nëse dështon afrimi i Haaland ose Salah. /oversport.tv

Foto: LiverpoolFC Facebook

You may also like