Bombë gjatë meshës, katër të vrarë në Ishujt Filipine! Presidenti: E bënë terroristët e huaj

by admin
Spread the love

Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm me bombë në një meshë katolike në territorin e përçarë nga përplasjet fetare të Filipineve jugore, ndërsa presidenti Ferdinand Marcos fajësoi “terroristët e huaj”.

Shpërthimi ndodhi gjatë një meshe që po mbahej mëngjesin e së dielës në gjimnazin e Universitetit Shtetëror Mindanao në Marawi, qyteti më i madh mysliman i vendit.

Shefi i policisë Emmanuel Peralta tha se katër persona u vranë dhe rreth 50 të tjerë u plagosën në një shpërthim që u shkaktua nga një pajisje dore e improvizuar.

Zyrtarë të tjerë të sigurisë thanë se shpërthimi mund të ketë qenë një sulm hakmarrës për një seri operacionesh ushtarake kundër grupeve militante islamike në ditët e fundit.

Studenti 21-vjeçar Chris Jurado për AFP nga shtrati i tij në spital tha se shpërthimi ndodhi gjatë leximit të parë të Biblës rreth orës 7 të mëngjesit:

“Ishte me të vërtetë e papritur dhe të gjithë vrapuan. Kur shikova pas meje njerëzit ishin shtrirë në dysheme. Ne nuk e dinim se çfarë ndodhi sepse gjithçka ndodhi kaq shpejt”.

Një tjetër dëshmitare, Rowena Fernandez, 19 vjeç, tha se ajo nuk e dinte se ajo nuk e kuptoi çfarë shpërtheu në fillimi, derisa të tjerët filluan të vrapojnë:

“Edhe unë me shokun tim vrapuam edhe pse ramë në tokë në një moment. Kjo ishte e vetmja gjë qe mbaj mend derisa dola nga palestra dhe rashe përsëri”.

Presidenti Marcos dënoi sulmin nga “terroristët e huaj”, duke e përshkruar atë si “të pakuptimtë” dhe “të neveritshëm”. Kryetari i bashkisë së qytetit Marawi, Majul Gandamra u bëri thirrje anëtarëve të komunitetit mysliman dhe të krishterë të qëndrojnë të bashkuar.


Top Channel

You may also like