Bojkoti i ambasadorëve në takimin me Ramën, Nano zbulon prapaskenat: Rama është në pozitë të vështirë

by admin
Spread the love

Analisti Mustafa Nano tha në MCN TV se largimi i Ambasadorëve pak përpara se Rama të merrte fjalën në tryezën për amnistinë fiskale nuk e sheh si shenjë proteste, pasi nëse do të ishte ashtu edhe Rama do të kishte reaguar me tone më të ashpra.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Nano tha se ka disa kohë që e sheh Ramën nervoz. Mustafa Nano shtoi se ambasadorët po e thonë qartë që nuk janë dakord me amnistinë fiskale dhe është një provë se evropianët nuk besojnë se ky proces mund të bëhet si duhet nga kjo qeveri.

“Nuk besoj çfarë axhendë mund të ketë qenë ajo që ka superuar pjesëmarrjen në një takim me kryeministrin. Këto janë spekulime që bëjmë nuk jam 100% i sigurt që është shenjë protesta, se po të ishte proteste, unë nuk do e kuptoja, ata nuk kanë detyrë të protestojnë me gjeste të tilla.

Ata po e thonë qartë që nuk janë dakord me amnistinë. Nuk besoj se ka qenë shenjë proteste. Po të ishte shenjë proteste ama do të kishte reaguar me tone më të ashpra, dhe me të drejta se janë gjeste që fyet vendi.

Shpjegimi i ambasadorët do doja ti kishim në studio.

Rama është pak nervoz dhe për situata të brendshme. Janë shumë gjëra që po ndodhin. Ose Ramës i ka dalë nga kontrolli situata ose një numë i rëndësishëm i mazhorancës janë jashtë kontrollit ose Rama vetë është në pozitë të vështirë. E kam parë nervoz prej kohës, e mund të jetë dhe nga fakti që po vonohet dhe anëtarësi. Shqipëria ka mbetur në vend numëro, dhe sikur të ishin zgjedhjet nesër Rama do futej në fushata me një dizavantazh”, tha Nano.

You may also like