Boeing e “bën përsëri”! Avionit i shkulet në fluturim një pjesë e trupit

by admin
Spread the love

Ende pa u fashitur mirë jehona e incidentit me një avion të Alaska Airlines, të cilit iu shkëput në ajër një derë anësore, regjistrohen sërish probleme me mjetet fluturuese të tipit Boeing.

Së fundi edhe një avion pasagjerësh i United Airlines humbi gjatë fluturimit një pjesë mbuluese nga trupi i avionit. Shkëputja e saj u vu re vetëm pas zbritjes së avionit në pistë, një zbritje që nuk u shoqërua me probleme.

Por, gjatë fluturimit nga San Franciso për në Oregon, SHBA, avionit Boeing i tipit 737-800 i ishte shkulur në ajër pjesa në fjalë. “Rogue Valley Times” publikoi foto ku shihej mungesa e një pjese mekanike. Pjesa e humbur ndodhej poshtë avionit, aty ku bashkohen krahët e fluturimit dhe trupi i avionit, sipas agjencisë së lajmeve, AP. Ky avion ishte prej 25 vjetësh në përdorim. Ndërkohë, në 12 mars një avion i Boeing 787 Dreamliner i Shoqërisë së fluturimit, Latam Airlines, humbi papritur lartësi e disa pasagjerë u lënduan.

Ky rast gjithashtu po hetohet, por incidentet e Boingut sa vjen e shtohen, duke bërë që gjithmonë e më shumë siguria e tij të vihet në pikëpyetje. Gjiganti i prodhimit të avionëve, ndodhet nën presion që nga janari, ku një pjesë e kabinës së tipit 737 Max u shkëput në mes të fluturimit mbi shtetin Oregon.

Sipas autoritetit amerikan të fluturimit, NTSB pas hetimeve të para në fragmentin e shkëputur nga trupi i avionit mungonin katër vida përforcuese.


Top Channel

You may also like