Bocevski: Deklarata e Ahmetit për korridorin 8 ka qenë shkaktare e shumë reagimeve

by admin
Spread the love

Ish zv/kryeministri për eurointegrime, Ivica Bocevski në emisionin “Intervistë në SHENJA” , tha se raporti i ardhshëm i KE-së, do të jetë shumë i rëndë për tu lexuar, për shkak marrëveshjes me kompaninë Bechtel dhe Enka për korridorin 8.
Ai tha se orari i punës në Maqedoni është i koordinuar me atë të BE-së, pra 40 dhe 8 orë shtesë, ndërsa tani, kjo është hequr me ligj special e cila tha ai “është miratuar me flamur evropian”.
“Kësaj jo që i vjen era korrupsion, s’di si ta them”, u shpreh Bocevski.
Lidhur me reagimet për korridorin 8, Bocevski tha se një pjesë është për shkak deklaratës së Ali Ahmetit se po lidhet unaza nacionale “Tirana, Tetova dhe Prishtina”.
“Problemi është real. Një kompanisë i jepet marrëveshje. Nuk mundet kjo kështu”, deklaroi Bocevski.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like