Boateng reagon pasi Shaqiri shënoi me kokë: Shaq a kam ëndërruar apo vërtet shënove me kokë?!

by admin
Spread the love

Lyoni ka arritur ta fitojë përballjen ndaj Marseille në Groupama Stadium, edhe pse ishte në disavantazh në pjesën më të madhe të takimit.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri shënoi një gol dhe dhuroi një asistim për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

Golin Xherdan Shaqiri e shënoi me kokë dhe kjo shkaktoi edhe një reagim nga Boateng, i cili në një reagim në Twitter shkroi: “Shaq a kam ëndërruar apo vërtet shënove me kokë?! Në Gjermani e quajmë ‘Kopfballungeheuer”.

Lyoni është në vend të shtatë në renditjen e Ligue 1 me 34 pikë, derisa Marseille ndodhet në vend të tretë me gjashtë pikë më shumë.

/Insporti.com

You may also like