BM – Ish-kryeministri Johnson pranon gabimet në trajtimin e pandemisë ​

by admin
Spread the love

LONDËR, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson tha se ai merr përgjegjësinë personale për gabimet e bëra në trajtimin e pandemisë.

Johnson tha se qeveria e tij duhet t’i kishte bërë padiskutim gjërat ndryshe, por këmbënguli se kishte arritur “nivelin më të mirë” në rrethana shumë të vështira.

Paraqitja e tij e shumëpritur u godit nga protestat ndërsa filloi të kërkonte falje për viktimat e pandemisë.

Katër persona u hoqën nga salla e dëgjimit pasi mbanin tabela ku shkruhej: “Të vdekurit nuk mund të dëgjojnë faljet tuaja”.

“A mund të them se sa i lumtur jam që jam në këtë hetim dhe sa keq më vjen për dhimbjen, humbjen dhe vuajtjet e viktimave të Covid-19”, tha Johnson.

Johnson pranoi se qeveria e tij kishte bërë gabime, duke thënë se shumë njerëz vuajtën dhe humbën jetën.

“Në mënyrë të pashmangshme, gjatë përpjekjes për të trajtuar një pandemi, shumë të vështirë, në të cilën ne duhej të balanconim dëmet e tmerrshme në të dyja anët e vendimit, ne mund të kemi bërë gabime”, tha ai.

“Unë marr përgjegjësi personale për të gjitha vendimet që kemi marrë”, tha ai.

“Në atë kohë, u ndjeva dhe e di se të gjithë të tjerët mendonin se ne po bënim më të mirën në rrethana shumë të vështira për të mbrojtur jetën dhe për të mbrojtur NHS”, shtoi Johnson.

“Nuk jam i sigurt nëse vendimmarrja e qeverisë çoi “materialisht” në një numër më të madh vdekjesh të tepërta si rezultat i pandemisë”, tha ai.

“Britania e Madhe kishte një shkallë të lartë të vdekjeve, vendi i dytë në Evropë pas Italisë”, tha Johnson duke shtuar se popullsia jashtëzakonisht e moshuar me probleme shëndetësore dhe një vend me popullsi të dendur “nuk ndihmoi” qeverine e tij për të trajtuar pandeminë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like