Bledi Mane është publikisht kundër tij, Luizi: Unë do e shk*tërroj atë!

by admin
Spread the love

Bledi Mane u fut direkt në lojën e Big Brother dhe duket se strategjia e tij është të dalë kundër Luizit.

Biseda e tij me Luizin zgjati për më shumë e 30 minuta, ku Bledi i tha atij se ai ka paqëndrueshmëri mendore.

Kjo për shkak se Luizi, ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulëret, ofendon e kërcënon.

Luizi u shpreh se ai sulmon vetëm në kuadër të lojës, pasi nuk ka hyrë brenda në shtëpi të krijojë miqësi. “Kur të dalim jashtë, mund të flasim e të rrijmë sa të duash bashkë”, i tha Luizi Bledit.

Pasi Bledi u largua nga dhoma, Luizi i tha Nitës dhe Diolës se do e “shkatërrojë” atë.

The post Bledi Mane është publikisht kundër tij, Luizi: Unë do e shk*tërroj atë! appeared first on Telemedia.

You may also like