Birmingami shpalli falimentin, ndërhyn qeveria: Hetim si u arrit në këtë pikë

by admin
Spread the love

Birmingami shpalli falimentin në fillim të shtatorit, hap ky i argumentuar nga Michael Gove, ministri përgjegjës për Administrimin Lokal në kabinetin e kryeministrit konservator Rishi Sunak, me mospërmbushjen e detyrave të tij nga ana e këshillit komunal, të udhëhequr nga Partia Laburiste në opozitë.

Gove njoftoi se po zhvillohet një hetim për të zbuluar se çfarë e shkaktoi saktësisht kolapsin financiar. Birminghami me 1,14 milionë banorë është pas Londrës qyteti i dytë për nga madhësia në Britaninë e Madhe. Më shumë se 2,5 milionë vetë jetojnë në zonën metropolitane të tij. Sipas BBC buxheti komunal ka një deficit financiar prej 87 milionë paundësh (përkatësisht më shumë se 100 milionë euro).

Në fillim të shtatorit, qyteti shpalli de facto falimentimin. Të gjitha shpenzimet, përveç atyre më imediate, u bllokuan me efekt të menjëhershëm. Përmes një deklarate këshilli komunal bëri të ditur se qyteti është përballur me sfida financiare të papara ndonjëherë. Këtu bëjnë pjesë rritja e shpenzimeve për kujdesin social për të rriturit, reduktimi i të ardhurave nga taksat e biznesit dhe shkalla e lartë e inflacionit. Administrata e qytetit ndodhet edhe para kërkesave me pretendime milionëshe të punonjëseve femra, të cilat sipas një vendimi gjyqësor për paga të barabarta (equal pay) konsiderohet se janë paguar më pak se kolegët e tyre meshkuj për vite me radhë.

Të hënën e ardhshme në një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit komunal do të diskutohet për planin e shpëtimit. Në media ka pasur ndërkohë spekulime, se qyteti do të jetë i detyruar të shesë ndërtesa dhe toka.


Top Channel

You may also like