Binden drejtuesit e United, të gatshëm të lënë të lirë Cristiano Ronaldon

by admin
Spread the love

Manchester United është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e Cristiano Ronaldos. Sipas asaj që raporton “The Sun”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” do të pranojnë çdo vendim të ylli portugez për sa i përket të ardhmes së tij.

Fillimisht në ambientin e Manchesterit të gjithë kishin besim se Ronaldo do të vazhdonte aventurën e tij me United pasi drejtimin e klubit e mori Erik Ten Hag. Megjithatë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është i bindur nga projekti dhe ka kërkuar largimin.

Nga ana tjetër, “Djajtë” e dinë shumë mirë se nuk mund të mbajnë në ekip një lojtar jashtë dëshirës së tij. Kështu objektivi i vetëm i Manchesterit tashmë është të arrijë një marrëveshje me një klub tjetër që përmbush interesant e të dy klubeve. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like