Bilall Kasami takoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

by admin
Spread the love




Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami bashkë me zv.kryetarin Arjanit Hoxha, nënkryetarin Fatmir Limani dhe kryetaren e Forumit të Gruas Melinda Rashidi kanë realizuar sot takim me Presidenten e Republikës së Kosovës SH.S. zonjën Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, kanë njoftuar nga Lëvizja BESA.
“Kryetari Kasami e uroj Presidenten Osmani për liberalizimin e vizave për Kosovën si një hap edhe pse i vonuar, por i madh. Gjithashtu, Kosova është një hap më afër familjes evropiane me pranimin në Këshillin Evropian.
Në takim u dakorduam se vizioni ynë i përbashkët është bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve tona, me qëllim të zhvillimit të dyanshëm”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA.


You may also like