Biden, turne në Europë: Do forcojmë NATO-n, do dërmojmë influencën ruse

by admin
Spread the love

Presidenti i SHBA Joe Biden niset këtë fundjavë drejt Europës për një udhëtim pesë-ditor, gjatë të cilit do të ndalojë në tre vende, por në fokus pritet të ketë samitin vjetor të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Qëllimi i këtij rrugëtimi të kreut të shtetit amerikan, sipas Associated Press është forcimi i koalicionit ndërkombëtar kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë, që tashmë ka hyrë në vitin e dytë.

Edhe pse ndalesën ne kontinentin e vjetër, Shefi i Shtëpisë së Bardhë e nis nga Londra ku planifikon takime me Mbretin Charles dhe kryeministrin Rishi Sunak “për të forcuar më tej marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve”, dhe do të ndalojë më pas edhe në Helsinki për të kremtuar anëtarësimin e Finlandës në  NATO, boshtin e kësaj lëvizjeje te tij do ta përbëjë samiti i Vilniusit, që mbahet në kohën kur lufta e Ukrainës ka hyrë në një pikë kritike.

Presidenti Zelensky, thotë se kundërofensiva dhe veprimet mbrojtëse të Kievit kundër forcave ruse janë duke u zhvilluar tashmë, së bashku me përpjekjet e trupave ukrainase për të rimarrë kontrolle të pushtuara nga rusët në juglindje të vendit. Kur Jens Stoltenberg vizitoi Shtëpinë e Bardhë ne mesin e qershorit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe presidenti amerikan e bënë të qartë se aleanca perëndimore ishte e bashkuar në mbrojtjen e Ukrainës.

Biden u shpreh në atë rast se ai dhe krerët e tjerë të NATO-s do të punojnë për të siguruar që çdo vend anëtar të shpenzojë 2% të nevojshme të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, ndërsa shtoi se forcimi i aleancës përcjell mesazhin e qarte te rënies së ndikimit të Moskës.


Top Channel

You may also like