Biden takim me Stoltenberg: Ukraina po bën përparim në fushën e betejës

by admin
Spread the love

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, kanë zhvilluar një takim ditën e sotme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha Presidentit  Biden se Ukraina po “po bën përparim” në fushën e betejës edhe pse kundërsulmi i Kievit ishte ende në “ditët e hershme”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ishte në SHBA të martën për bisedime me presidentin amerikan Joe Biden dhe sekretarin e shtetit Antony Blinken.

Stoltenberg i tha Bidenit në një takim të Zyrës Ovale se “mbështetja që po japim së bashku për Ukrainën tani po bën një ndryshim në fushën e betejës” në mes të kundërsulmit të Kievit.

NATO u ka ofruar forcave ukrainase me armë dhe armatim gjatë muajve të fundit për ta ndihmuar atë të marrë territoret e pushtuara nga Rusia që kur ajo filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të fqinjit të saj në shkurt të vitit të kaluar.

Shefi në largim i NATO-s tha më herët gjatë ditës për transmetuesin CNN: “Sa më shumë tokë të fitojnë, aq më shumë ka të ngjarë që Presidenti Putin të kuptojë se ai duhet të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të bjerë dakord për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. .”


Top Channel

You may also like