Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve

by admin
Spread the love

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “secili duhet të jetë i shqetësuar” për shpërthimin global të lisë së majmunëve, pasi po shtohet numri i rasteve me këtë virus.

“Jemi
duke punuar shumë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë”, u ka thënë Biden
gazetarëve më 22 maj, teksa është nisur nga Koreja Jugore për në Japoni.

Komentet
e tij kanë ardhur teksa virusi vazhdon të përhapet dhe Izraeli e Greqia janë dy
shtete që kanë raportuar rastet e para.

Organizata
Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste me linë e majmunëve në
gjithë botën, si dhe rreth 50 raste të dyshimta.

Kjo
sëmundje infektuese është raportuar më herët vetëm në mesin e njerëzve me
lidhje në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore.

Mirëpo
në javët e fundit ka pasur raportime për raste të tilla në Britani, Spanjë,
Portugali, Itali, Shtetet e Bashkuara, Suedi, Kanada, Australi dhe vende tjera.

Virusi
është identifikuar fillimisht te kafshët e egra dhe përcillet me gunga në trup,
ethe dhe temperaturë.

Shkalla
e vdekshmërisë nga kjo sëmundje është nga 1 deri në 10 për qind, dhe shumica e
vdekjeve raportohen te pacientët e rinj.

Aktualisht
nuk ka trajtim për linë e majmunëve, mirëpo vaksinat kundër llojeve tjera të
lisë besohet se ofrojnë mbrojtje nga ky virus.

You may also like