Biblioteka e të Verbërve në gjendje të mjerueshme, MKRS-ja hesht (VIDEO)

by admin
Spread the love

Tapeti i vendosur para derës mban mbishkrimin “Mirë se vini”, por që nga viti 2019, askush nuk u mirëprit këtu.

Kjo është gjysma e hapësirës së Bibliotekës së të Verbërve “Syri Ynë”, e cila ndodhet në ndërtesën dykatëshe në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Kjo pjesë është uzurpuar nga disa familje, të cilat u vendosën ilegalisht këtu, që nga viti 2000.

Në pjesën e uzurpuar gjendet depo e librave të bibliotekës dhe studio për incizim, bllokimi i të cilave e ka cunguar funksionimin normal të këtij institucioni.

Ndonëse hyrjen brenda kësaj hapësire librarët e kishin të kufizuar, nga viti 2019 hyrja aty u bë e pamundur, pasi që familja që e uzurpoi u largua pa i dorëzuar çelësat.

Asnjë metodë nuk arriti t’i bind këto familje që ta lirojnë objektin.

Ky problem ka bërë që Ministria e Kulturës nën menaxhimin e së cilës është kjo bibliotekë të mos kryejë asnjë investim brenda këtij objekti.

Pasojat e mosintervenimit shihen në tërë hapësirën e bibliotekës, e cila përkundër tentimit të librarëve për të kamufluar e improvizuar depon e sallat, është në gjendje të mjerueshme.

Prej kur është punësuar, në vitin 2004, Meta nuk mban mend që është bërë ndonjë investim në këtë objekt, përveç në tituj dhe tirazh, i cili ka arritur në 10 mijë ekzemplarë.

Ajo tregon se çfarë duhet të bëhet që biblioteka të funksionojë normalisht.

Kjo ka qenë kërkesa që kjo bibliotekë në vazhdimisë ia ka bërë Ministrisë së Kulturës.

Janë bërë fiks një muaj që KIKSi ka kërkuar intervistë me udhëheqësen e Divizionit të Librit dhe të Bibliotekës, Liri Cami, lidhur me këtë çështje, por e njëjta nuk kthyer asnjë përgjigje dhe as nuk i është përgjigjur thirrjeve të emisionit.

 

You may also like