Betis mësohet me emrat e mëdhenj, pas Iscos kërkon të “rehabilitojë” një tjetër yll

by admin
Spread the love

Betis është duke zhvilluar një sezon pozitiv në LaLiga nën drejtimin e një eksperti si Manuel Pellegrini.

Drejtuesit e klubit nga Sevilla i kanë dhuruar trajnerit 70-vjeçar një organikë të pasur ndërsa nuk mungojnë edhe emrat prestigjiozë si Isco, i cili pas disa sezonesh të vështira, ka rigjetur sërish versionin e tij më të mirë.

Rrugën e ish-fantazistit të Real Madrid duket se do ta ndjekë edhe David De Gea. Portieri spanjoll është pa skuadër teksa në verë përfundoi kontratën me Manchester United.

Performancat me shumë luhatje bënë që për 33-vjeçarin të mos kishte oferta konkrete dhe kështu, De Gea është në udhëkryq. Megjithatë, te Betis po mendojnë ta afrojnë De Gean dhe të synojnë të njëjtën strategji si ajo me Iscon.

T’i japin gardianit sërish besimin e duhur dhe ta rikthejnë në formë duke qenë se talentin e spanjollit askush nuk e vendos në diskutim. Aktualisht, në organikën e bardhejeshilëve gjenden veteran Claudio Bravo dhe Rui Silva.

Dyshja janë alternuar shpesh në këtë fillim të sezonit, e megjithatë nuk kanë mundur të bindin Pellegrinin.

Kështu, De Gea është një mundësi konkrete për Betis dhe palët janë në tratativa për të gjetur gjuhën e përbashkët me spanjollin që në janar mund të rikthehet sërish në fushë./ Super Sport


Top Channel

You may also like