‘Beteja’ në ekran, sonte përplasja Rama-Berisha

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

E enjtja e debatit politik rezervon një përplasje televizive mes Ramës dhe Berishës. Natyrisht në ekrane të ndryshme.

Kryeministri do të jetë i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, ndërsa ish-kryeministri në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Mes aktualitetit politik një temë e rëndësishme që do të marrë vëmendje janë zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

Grupi i udhëhequr nga Sali Berisha ka deklaruar se do të marrin pjesë dhe do t’i fitojnë ato zgjedhje. Rama ndërkohë është shprehur se këto zgjedhje nuk janë një betejë për jetë a vdekje, por sigurisht që PS-ja hyn në garë për t’i fituar. Ai ka kërkuar nga të vetët për një fushatë jo agresive. Përplasja më e madhe pritet të jetë në kampin e djathtë, mes grupimit të Bashës dhe Berishës.

You may also like