Besnik Tahiri: Është e pakuptimtë dhe me të vërtetë nuk e di se çka janë ty dashtë me fsheh

by admin
Spread the love

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar shumicën parlamentare për mosvotim të Komisionit Hetimor hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online

Ai
ka thënë se disa pyetje duhet t’i parashtrohen Qeverisë.

“Kujt
po i frikohen, pse po frikoheni të krijoni një komision parlamentar”, ishin
disa nga pyetjet e shefit të deputetëve të AAK-së.

“Shumica
parlamentare vendosi të mos mbështes pa dhënë asnjë arsyetim. Pyetja e parë qe
duhet ti bëhet Qeverisë. Kujt po i frikoheni? Pse po frikoheni të krijoni një
komision parlamentar? A po frikoheni qe do del në shesh që ne jemi vendi i
fundit në Ballkan që kemi shpall gjendje emergjente lidhur me krizën e energjisë.
Pse nuk i keni marr masat e vlerës në shtator e tetor por vetëm kur janë rrit çmimet
enorme”, pyeti ai.

“Çka
po fshehin. Është e pakuptimtë që të shtyhet seanca. Ne e patëm një takim me
shefat e grupeve parlamentare dhe do t’i mbledhim nënshkrimet. Është detyrim i
secilit prej nesh të ulemi te diskutojmë dhe debatojmë. Është e pakuptimtë dhe
me të vërtetë nuk e di se çka janë ty dashtë me fsheh”, tha ai.

You may also like