Besim dhe entuziazëm në fushë e tribuna, Elbasani kërkon rikthimin në Elitë

by admin
Spread the love

Kategoria e Dytë startoi këtë javë dhe në grupin B pretendenti kryesor që kërkon sa më parë Elitën është AF Elbasani. Mund të quhet ndryshe një rikthim në shtëpi, për të nisur rrugëtimin drejt Kategorisë së Parë fillimisht e më pas drejt Superiores, aty ku është edhe objektivi i këtij ekipi.

Ndeshjen e parë të këtij edicioni, Elbasani e zhvillon në “Elbasan Arena” ku rikthehet pas disa vitesh dhe përballë ka një konkurrent të denjë për të treguar menjëherë forcat. Në Elbasan udhëton Luftëtari i Gjirokastrës që ndihmon edhe më shumë për tifozët që ta kenë një ditë feste.

Këta të fundit përgjigjen më së miri dhe shkallët e stadiumit mbushen në mbështetje të ekipit që drejtohet nga Gentian Stojku. Në fushën e blertë, ekipi jep përgjigjen e duhur duke mposhtur gjirokastritët me rezultatin 2-0. Në tribunë, “Tigrat verdheblu” dhe tifozët e tjerë dhurojnë spektakël.

Ndeshja e parë kthehet në një ditë feste në Elbasan që tregon menjëherë se objektivi është i qartë, të kalojë sa më parë hallkat për t’u ngjitur në Superiore, edhe pse për ta bërë këtë gjë duhet të kalojë përmes dy kategorive të tjera.

Ajo që bie në sy megjithatë, është entuziazmi i madh që ky qytet dhe tifozeria kanë shprehur në mbështetje të ekipit. Nuk munguan në tribunë edhe emra të rëndësishëm të politikës shqiptare, si ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Rikthimi në “Elbasan Arena”, ekipi i krijuar dhe objektivat, kanë ngjallur edhe njëherë entuziazmin në Elbasan. Tani mbetet vetë për t’u parë rrugëtimi dhe përmbushja e objektivave brenda fushës së blertë. /oversport.tv

You may also like