Besiktasi e refuzoi ofertën milionëshe të klubit anglez për Rashicën

by admin
Spread the love

Milot Rashica është duke shkëlqyer në futbollin turk, fillimisht me Galatasarayn e tutje me Besiktasin.

Kjo ka bërë që në adresë të yllit kosovar të arrijnë oferta nga vendet tjera.

Njëra prej tyre ka arritur nga Anglia, respektivisht nga Championshipi (niveli i dytë i futbollit anglez).

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk “Takvim””.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Leeds United i ka ofruar 7 milionë euro për 27 vjeçarin.

Por, mediumi turk raporton se klubi nga Stambolli e ka refuzuar këtë ofertë, derisa lojtari është i kënaqur dhe i lumtur në Turqi.

Leedsi planifikon ta bëjë një tjetër tentativë për përfaqësuesin kosovar gjatë verës që vjen derisa po mundohet të rikthehet në elitën e futbollit anglez.

Rashica kishte nënshkruar kontratë me klubin nga Superliga turke verën e kaluar nga Norwich City për 5,25 milionë euro.

Vushtrriasi e kishte kaluar një sezon në formë huazimi në Galatasaray pasi hasi në vështirësi në fanellën e Norwichit, ku vinte nga eksperienca e shkëlqyeshme në Gjermani me Werder Bremenin. 

You may also like